'Lojtarët tanë të irrituar, menduan se u ishte ngrënë haku', Shehi: Ju tregoj si e përgatitëm derbin

'Lojtarët tanë të irrituar, menduan se u ishte ngrënë haku', Shehi: Ju tregoj si e përgatitëm derbin

22:08, 17/05/2023

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas barazimit 1-1 që bardheblutë arritën në derbi ndaj Partizanit. Tekniku durrsak analizoi këtë përballje, teksa në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e “Oversport”, Shehi ndër të tjera u shpreh:  

“Ishte e vështirë, është evidente, për shkak të mungesave dhe presionit. Duhet të shkonim sa më të qetë në fushë. Nuk duhet të qanim. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të qenë të rrezikshëm. Mungesat bënë të vetën. Nuk na bënë të dilnim në lojën tonë. Ishim në kontroll të lojës. Mendonim që të mbroheshim duke e pritur Partizanin, por ndodhi e kundërta, ata na pritën. Skuadra gjeti forcën dhe qëndroi në lojë, sepse kishte dhe shumë minuta.  

Pasi pëson dhe kur shënon, situata mund të kthehet. Kërkonim thellësinë me Berishën. Ai bëri mirë, edhe pse ka minuta të pakta. Në Kupë luajti mirë dhe fitoi besimin tonë. Të gjithëve iu vjen një ditë shansi. Gjumsi nuk e shkel shumë zonën, kërkon më shumë driblime. Është më i fortë në fazën mbrojtëse. Futëm Berishën për thellësinë. E futëm atje për të bllokuar trajektoren për shkak të shtatlartësisë që ka.  

Ka qenë punë e vështirë edhe menaxhimi, përveç lojtarëve të fushës, duhet të menaxhoja dhe stolin.  

Ardit Deliu kishte detyre specifike, për të mbuluar 1 kundër 1 Rrapajn, ai na vuri në vështirësi pjesën e parë. Në pjesën e dytë kërkuam që loja të luhej nga Sota. Kemi besim te goditjet e Deliut.  

A ishte penallti prekja e topit me dorë nga Telushi? Të paktën të shikohej te VAR-i. Lojtarët ishin shumë të irrituar, menduan se u ishte ngrënë haku. Muça kur ishe mbrojtës me duar hapur ndërhyrje? Gjithsecili ka këndvështrimet e veta, prandaj është i bukur futbolli”, deklaroi Shehi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco