Spektakël dhe emocione në derbin e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana me llogari të hapura për titullin

Spektakël dhe emocione në derbin e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana me llogari të hapura për titullin

20:36, 17/05/2023

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania”, sfidë e vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit.

Skuadrat u treguan të kujdesshme në minutat e para, teksa krijuan vetëm nga një rast, me Berishën në njërën anë dhe me Rrapajn në anën tjetër.

Në minutën e 28-të, një aksion premtues nga krahët për bardheblutë nuk finalizohet me kujdes, pasi goditja e Deliut përballë portës nuk ishte e duhura.

Skuadra e Colellas mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, por braziliani Da Silva shpërdoroi një rast me portën bosh, me një top të mbërritur nga krahët nga Maguette.

Te Tirana ka patur pretendime për penallti, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga një lojtar i Partizanit, por Cjapi e gjykon te pavullnetshëm.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, bardheblutë patën një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por sulmuesi Berisha u tregua i pasaktë shumë fare pranë portës.

Në pjesën e dytë, sulmuesi Da Silva ndroqi gabimin, me një të djathtë tokazi, e cila përfundoi në rrjetë. Festë e jashtëzakonshme në stadium, tifozët e kuq të papërmbajtshëm kërkonin të hynin në fushë.

Nuk munguan incidentet. Tifozët e Tiranës hodhën fishekzjarre dhe tymuese në fushë duke dëmtuar portierin e Partizanit, Bekim Rexhepi.

Djemtë e Orges Shehit rritën presionin në kërkim të golit të barazimit, por ishte mjaft e vështirë. Gjithsesi, në minutën e 81-të, Deliu vendosi ekuilibrat, me një goditje fantastike nga distanca.

Me këtë rezultat, Tirana qëndron në krye me 60 pikë, ndërsa Partizani ka 2 pikë më pak, teksa jemi 3 javë nga fundi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco