Thirrjet raciste ndaj Kosovës, UEFA dënon rëndë Serbinë

Thirrjet raciste ndaj Kosovës, UEFA dënon rëndë Serbinë

19:55, 11/05/2023

UEFA ka dënuar kombëtaren e Serbisë për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Serbia arriti fitore 0 me 2 në Podgoricë, por tifozët vazhduan me avazin e vjetër duke kënduar këngë dhe fyerje kundër Kosovës.

Për këtë arsye, UEFA e ka dënuar Federatën e Serbisë me 50 mijë euro dhe ndeshjen e radhës në shtëpi pa praninë e tifozëve, ku do të përballet me kombëtaren e Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.

Përveç Serbisë, UEFA ka dënuar edhe Malin e Zi me 20 mijë euro gjobë dhe do të luaj pa tifoz në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco