FOTO/ Kompania turke nis punën, në 1 qershor nis ndërtimi i stadiumit të ri të Barcelonës

FOTO/ Kompania turke nis punën, në 1 qershor nis ndërtimi i stadiumit të ri të Barcelonës

19:01, 11/05/2023

Kompania turke, e cila është kontraktuar nga ekipi i Barcelonës për ndërtimin e stadiumit të ri të ekipit, ka nisur punën për ngritjen e vinçave për të vënë në zbatim një nga projektet më mahnitëse në botën e futbollit.  

Gjiganti i “La Ligës”, Barcelona ka arritur marrëveshje me firmën e Nihat Özdemir, ish-presidentit të TFF-së, për rinovimin e stadiumit “Camp Nou”. Vinçat do të fillojnë punën në qershor, ndërsa kostoja e projektit është 900 milionë euro.

Image

Gjiganti katalanas dëshiron që stadiumi të rinovohet për 125-vjetorin e tij, ndërsa pritet që impianti i ri të jetë gati për dy vite.

Për shkak të rinovimit që do të nisë më 1 qershor, gjiganti katalanas do t’i luajë ndeshjet në shtëpi në sezonin 2023-24 në stadiumin Olimpik me kapacitet 50 mijë vende, në rajonin Montjuic të Barcelonës.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco