Mbyllet turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana, Fieri e Durrësi shpallen fitues në të trija grupmoshat

Mbyllet turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana, Fieri e Durrësi shpallen fitues në të trija grupmoshat

14:54, 11/05/2023

Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit uli siparin këtë të enjte me tre takimet finale për tre grupmoshat e ndryshme, U-13, U-14 dhe U-15.

Për herë të parë, të treja ndeshjet finale për grupmoshat e ndryshme u zhvilluan në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’ në Tiranë.

Shkodra – Fieri ishte ndeshja finale e grupmoshës U-13, një takim i fituar nga fierakët e vegjël. Të dyja ekipet dhuruan paraqitje fantastike dhe spektakël në fushën e lojës gjatë 60 minutave të lojës, teksa takimi u vendos nga penalltitë, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0. Fierakët u shpallën kampionë të kësaj grupmoshe, duke triumfuar 4-1 me 11-metërsha.

Në finalen e grupmoshës U-14, Fieri – Durrësi, djemtë e vegjël të detit u shpallën fitues të kësaj grupmoshe, pas një ndeshjeje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa të dyja ekipet provuan shumë raste. Në minutën e 55-të të fraksionit të dytë, Mustafaj gjeti golin e triumfit për durrsakët, pas një goditjeje dënimi, që i shpëtoi nga duart portierit fierak. Mjaftoi vetëm ky gol që ekipi rajonal i Durrësit të ngrinte trofeun e kampionëve për grupmoshën U-14.

Në takimin e vlefshëm për grupmoshën U-15, Tirana – Fieri, kryeqytetasit u shpallën kampionë, pasi triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj fierakëve të vegjël. Golat e kësaj sfidë u shënuan nga Ademi në minutën e 10-të dhe Matraku e Zhegu në minutat 45’ dhe 65’ të fraksionit të dytë të lojës.

Pjesë e këtij turneu tradicional që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Lezha, Fieri, Elbasani, Gjirokastra e Korça. Ky turne ka si qëllim kryesor evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonalë të FSHF-së dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i ekipeve kombëtare, për të seleksionuar në të ardhmen edhe futbollistë të rinj në radhët e ekipeve kombëtare të moshave.

Turneu i përfaqësueseve rajonale është fryt i një pune të gjatë nga trajnerët e specialistët e ekipeve kombëtare, të cilët ndjekin përgjatë gjithë vitit stërvitjet e ndeshjet në këto zona të Shqipërisë.

 

Finalet

Dt. 11.05.2023 (E enjte)

Fituesit e moshës U-15

Tirana 3-0 Fieri

Golat: Ismail Ademi (12’), Denis Matraku (45’), Kevin Zhega (65’)

 

Fituesit e moshës U-14

Fieri 0–1 Durrësi

Golat: Enkelejd Mustafaj (54’)

 

Fituesit e moshës U-13

Fieri 0–0 Shkodra (4-2 me penallti)

 

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco