Eneo Bitri 'thumbon' Tiranën me Foton e 4 viteve më parë

Eneo Bitri 'thumbon' Tiranën me Foton e 4 viteve më parë

14:30, 11/05/2023

Eneo Bitri është një nga ata lojtarë që kanë lënë gjurmë në klubin e Partizanit. Qendërmbrojtësi beratas tanimë nuk luan më tek të kuqtë, megjithatë kujtimet me këtë fanelë i ka të shumta.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale duke kujtuar festën e 4 viteve më parë, kur Partizani luante kundër Tiranës dhe siguronte matematikisht titullin kampion në derbi.

Duket si një ngacmim për 26 herë kampionët e Shqipërisë, të cilët do të tentojnë rezultatin pozitiv përballë skuadrës së Giovanni Colellës. Kujtojmë që derbi i së mërkurës së ardhshme që do të zhvillohet në orën 18:30, pritet me interes të madh nga të gjithë sportdashësit.

Diferenca mes Tiranës kryesuese dhe Partizanit të vendit të dytë është vetëm 2 pikë. Kësisoj, skuadra që do të arrijë të triumfojë, padyshim që do të hedhë një hap të madh drejt titullit kampion të këtij sezoni futbollistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco