Jo vetëm lajme të këqija për Milanin, Maldini konfirmon rinovimin e kontratës me Leao-n

Jo vetëm lajme të këqija për Milanin, Maldini konfirmon rinovimin e kontratës me Leao-n

13:10, 11/05/2023

Kjo e mërkurë e 10 majit nuk do të jetë e shoqëruar me lajme të këqija për Milanin. Pas humbjes së madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër rivalit të tyre interist (0-2) dhe me dëmtimin e Ismael Bennacer gjatë takimit, kuqezinjtë kanë marrë lajme të mira në lidhje me të ardhmen e  Rafael Leao-s.

 

I pyetur para takimit të së mërkurës në mbrëmje në Sky , për këtë informacion të zbuluar nga Gazzetta dello Sport, Paolo Maldini konfirmoi rinovimin e kontratës me Leaon: “Jemi afër, detajet e fundit janë zgjidhur. Kishte vullnet për të vazhduar nga të dyja palët. Një dëshmi e vërtetë e dashurisë nga portugezi, ndërkohë që Milani nuk ka ende të garantuar të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Në situatë të keqe për të fituar një vend në kompeticionin më të rëndësishëm pas humbjes së tyre në gjysmëfinale të mërkurën, klubi lombard është gjithashtu i 5-ti në Serie A dhe praktikisht i kualifikuar në Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco