Dështimi më i madh në historinë e Realit përgatit një plan: ‘Grabitja’ e 30 milionë eurove dhe tërheqje nga futbolli

Dështimi më i madh në historinë e Realit përgatit një plan: ‘Grabitja’ e 30 milionë eurove dhe tërheqje nga futbolli

15:23, 09/05/2023

Futbollisti belg Eden Hazarddo të marrë 30 milionë euro të tjera nga Real Madridi dhe më pas do të pensionohet, raporton spanjollja “Relevo”.

Domethënë, 32 vjeçari nuk e ka ndërmend të vazhdojë karrierën e tij futbollistike dhe vetëm është në pritje të përfundimit të kontratës me Realin në verën e vitit të ardhshëm në mënyrë që t'i “varë në gozhdë” këpucët e futbollit.

Kjo nuk i shkon për shtat Realit sepse 30 milionë euro është paga vjetore e një belgu që nuk i intereson më futbolli dhe që ka luajtur vetëm nëntë ndeshje për klubin këtë sezon dhe ka shënuar vetëm një gol.

Klubi madrilen po tenton ta shesë, por edhe ai plan dështoi.

"Hazard beson se ka arritur gjithçka që një futbollist mund të bëjë në karrierën e tij. Për të, lamtumira me fanellën e Realit, klubit për të cilin gjithmonë ka dashur të luajë, është diçka që e motivon", thotë Relevo.

Kujtojmë se belgu u transferua në vitin 2019 si një përforcim gjigant nga Chelsea dhe Reali e pagoi 115 milionë euro.

Megjithatë, për shkak të lëndimeve, problemeve me peshën dhe shumë pak motivim, ai përfundoi duke shënuar vetëm shtatë gola dhe 12 asistime në 75 ndeshje për Realin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco