Orari i derbit të kryeqytetit shkakton kaos, ndryshohet për herë të dytë anxhenda

Orari i derbit të kryeqytetit shkakton kaos, ndryshohet për herë të dytë anxhenda

14:20, 09/05/2023

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani është kthyer në një kaos të vërtetë për sa i përket orarit se kur do të luhet. Ishte planifikuar të luhej në datën 17 maj dhe ditën e djeshme, u vendos të luhet më 16 maj.

Por, as data 16 maj nuk do të jetë dita e derbit duke qenë se sot është vendosur që ndeshja të luhet sërish në datën 17 maj. Pikërisht në këtë ditë, do të luhen edhe ndeshjet tjera të Superiores, por në orar të ndryshëm nga derbi ku mund të vendosë shumë për ecurinë e skuadrave dhe titullin kampion.

Të mërkurën, Kukësi pret në shtëpi Laçin ndërkohë që Erzeni luan ndaj Bylisit. Egnatia do të udhëtojë në drejtim të Elbasanit për transfertën me Kastriotin ndërkohë që Tirana – Partizani në orën 18:30 do të mbyllin javën e 33-të.

KALENDARI:

15:00 Erzeni – Bylis
15:00 Vllaznia – Teuta
15:00 Kukësi – Laçi
15:00 Kastrioti – Egnatia
18:30 Tirana – Partizani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco