Renditja e Superiores pas ndeshjeve të javës së 32-të, derbi për titullin bëhet më i zjarrtë

Renditja e Superiores pas ndeshjeve të javës së 32-të, derbi për titullin bëhet më i zjarrtë

18:10, 07/05/2023

Ndeshjet e javës së 32-të të Superiores kanë dhënë disa rezultate të cilat hapin përsëri garën për titull, teksa ndajnë edhe më shumë grupin e skuadrave që luftojnë për Europën.

Fitorja e Partizanit dhe humbja e Tiranës ka ngushtuar diferencën mes skuadrave, me të kuqtë që kanë mundësinë të kapërcejnë rivalët në ndeshjen direkte të javës së ardhshme.

Ndërkohë, Egnatia me suksesin ndaj Bylisit ka marrë një hov në luftën për Europën, duke blinduar vendin e tretë me 5 pikë diferencë ndaj Laçit që u ndal nga Erzeni.

Lufta për mbijetesën është bërë edhe më e zjarrtë pasi sheh të përfshirë ende disa skuadra, por me Bylisin e Kastriotin që janë më të rrezikuara nga rënia direkte, ndërsa me Kukësin që është për momentin në zonën e play-out.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco