Superliga e Kosovës/ Ballkani triumfon, por Drita mban kreun

Superliga e Kosovës/ Ballkani triumfon, por Drita mban kreun

17:51, 07/05/2023

Përballja më e rëndësishme e javës së 33-të të Superligës së Kosovës, ajo mes Dritës dhe Ballkanit, u mbyll me fitoren e kampionëve në fuqi.

Skuadra nga Suhareka fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2, në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja kampet.

Ishte Jashari ai i cili zhbllokoi sfidën, duke kaluar Dritën në avantazh në minutën e 43-të.

Megjithatë vetëm dy minuta më pas Korenica do të realizonte për Ballkanin, për ta mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në fraksionin e dytë u tentua në disa raste nga të dyja anët për t’u gjetur goli i fitores dhe në fund ishin miqtë ata që mundën të gjenin rrjetën, me Dellovën që përmbysi rezultatin në minutën e 85’ dhe i dhuroi tri pikët ekipit të tij.

Pas raundit të 33-të Drita vijon të kryesojë me 66 pikë, teksa Ballkani vazhdon të qëndrojë në vend të dytë, por tashmë me pikë të barabarta.

Sa u përket dy ndeshjeve të tjera Llapi-Ferizaj dhe Prishtina-Gjilani, ato u mbyllën me barazime pa gola.

Llapi pas këtij takimi renditet në vend të gjashtë me 42 pikë, teksa Ferizaj qëndron në vend të nëntë me 35 pikë.

Ndërkohë Prishtina renditet në vend të katërt me 44 pikë, me Gjilanin që qëndron në vend të tretë me 51 pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco