Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

‘Shëndeti, pasuria jonë më e çmuar’/ Casillas tregon tmerrin që përjetoi me atakun në zemër gjatë stërvitjes

‘Shëndeti, pasuria jonë më e çmuar’/ Casillas tregon tmerrin që përjetoi me atakun në zemër gjatë stërvitjes

15:20, 07/05/2023

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka dhënë një intervistë për kanalin "YouTube Idoven". Në të, ai ka shpjeguar se si pësoi atakun në zemër teksa ishte në stërvitjen e Portos, skuadra ku Iker përfundoi karrierën e tij futbollistike.

“Më kujtohet se rashë përtokë, kërkoja atë shteg oksigjeni për të hyrë në mua, që nuk erdhi… Dëgjova vetëm se doktori tha se po pësoja atak në zemër”. Iker Casillas shpjegon se si “nuk e besoi” kur mori lajmin nga mjeku:

“Po merresha me sport, bëja një jetë të shëndetshme, ndihesha mirë, i fortë…, ndaj u çudita nga dhimbja që pata në gjoks, e cila ishte dhimbje mjaft e mprehtë, u përpëlita”.

Ai është mirënjohës për veprimin e ekipit mjekësor që e trajtoi dhe që bëri të mundur transferimin e tij sa më shpejt në spital. Së fundmi, ai beson se ka qenë me fat, pasi episodi përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tani, ai kërkon t’i bëjë njerëzit të reflektojnë se sa e rëndësishme është parandalimi në këto rrethana: “Të mos neglizhojmë për shëndetin, që është pasuria jonë më e çmuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco