Chelsea rikthehet te fitorja pas një kohe të gjatë, City marshon drejt titullit kampion

Chelsea rikthehet te fitorja pas një kohe të gjatë, City marshon drejt titullit kampion

19:42, 06/05/2023

 

Pas 9 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet dhe 7 takimesh në kampionat, Chelsea më në fund rigjen fitoren në Premier League, pasi ka mposhtur në transfertë 3-1 Bournemouthin.

Manchester City vazhdon rrugën drejt titullit kampion dhe mposht 2-1 në shtëpi Leeds. Nuk është Haland protagonisti i sfidës për skuadrën e Guardiolës, por Gundogan që realizon një dygolësh që në pjesën e parë. City çon në katër pikë diferencën me Arsenalin e vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit.

Fiton edhe Tottenham, që mposht 1-0 Crystal Palace falë një goli të shënuar nga kapiteni Kane në fund të pjesës së parë. “Gjelat” mbajnë gjallë shpresat për një vend në Europë pas këtij suksesi.

Wolves ka mposhtur 1-0 Aston Villan në sfidën tjetër të pasdites në kampionatin anglez

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco