Milani mposht Lazion dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në renditje

Milani mposht Lazion dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në renditje

17:06, 06/05/2023

 

Milani fiton përballjen e parë direkte të javës së 34-t të Serie A, pasi mposht në “San Siro” Lazion me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë zhbllokojnë sfidën shumë shpejt me Bennacer, ndërsa Theo Hernandez shënon një gol shumë të bukur pas një aksioni personal që vendos fatin e kësaj ndeshjeje.

I vetmi lajm i keq për kuqezinjtë në këtë sfidë është dëmtimi i Leaos, që alarmon Piolin në prag të derbit kundër Interit në Champions, që do të luhet në mesjavë.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 61 pikëve në renditje dhe momentalisht ndodhet në zonën Champions, ndërsa Lazio pavarësisht humbjes ruan vendin e dytë për momentin. Gara për një vend në Champions sezonin e ardhshëm bëhet akoma edhe më e bukur në Serie A. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco