Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Ngjarja në ndeshjen e volejbollit, reagojnë trajneri dhe vajzat: Ishte shuplakë motivimi

Ngjarja në ndeshjen e volejbollit, reagojnë trajneri dhe vajzat: Ishte shuplakë motivimi

13:25, 06/05/2023

Romeo Xega, trajneri i cili u bë viral në media dhe portale pasi qëlloi me shuplake njërën nga lojtaret e ekipit të volejbollit, ka reaguar për mediat duke treguar të gjithë ngjarjen. Xega u përjashtua përjetësisht nga volejbolli, por sipas tij, shpulla është kërkuar nga vetë lojtarja e cila ka qenë në gjendje jo të mirë emocionale gjatë ndeshjes dhe e ka kërkuar për të marrë forcë e stimulim për në vazhdim. Ndër të tjera ai ka kërkuar falje opinionit publik duke thënë se janë momente që ndodhin gjatë ndeshjeve, e ndërsa shprehet se ka dyshime se ky sulm ndaj tij është i qëllimshëm.

‘Dua të sqaroj opinionin korçar dhe të gjithë Shqipërisë, në atë ndeshje nuk kemi pasur qetësinë që të luanim ndeshjen. Nga gjithë ndeshja 2 orë e 10 minuta, shkëputen 5 sekonda, ai që nuk është nga bota e sportit, duket realisht keq. Në një finale janë të pranushme të gjitha, Rovena më tha që nuk ndihej mirë emocionalisht, dhe më tha a mund të më shkundësh. Me atë shuplakë, dhe unë më pas e kam pyetur si ndihej. Unë sërish i kërkoj falje të gjithë publikut, për mënyrën si u interpretua. Ekipi tashmë shkon drejt finales më kushte të pabarabarta’, shprehet Xega.

Nga ana tjetër, dy nga vajzat protagoniste, kanë treguar se nuk ka asnjëra ankesë ndaj trajnerit, po ashtu edhe familjet e tyre, duke u shprehur se marrëdhënien me profesorin e kanë shumë të mirë dhe video e bërë virale duke u interpretuar në anë negative, ishte gabim shumë i madh e bërë nga mediat.

“As shpullë nuk mund të quhet, është thjesht një tërheqje vëmendje, dhe këto na motivojmë ne që të vazhdojmë dhe të luajmë mirë, kemi nevojë që të na rikthehet motivimi. Asnjë prej nesh dhe familjeve tona nuk është ankuar, kemi një vit që shpenzojmë energjitë që të fitojmë kupën”, shprehet njëra prej sportisteve.

Vendimi për heqjen përgjithmonë të licencës së trajnerit Xega nuk është pritur aspak mirë nga ekipi dhe vetë trajneri, ndërsa shpresojnë për një rishikim të vendimit duke premtuar edhe fitoren në ndeshjen e së dielës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco