Manchester City triumfon ndaj West Ham, Liverpool merr fitore minimale ndaj Fulham

Manchester City triumfon ndaj West Ham, Liverpool merr fitore minimale ndaj Fulham

22:55, 03/05/2023

 

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester City-West Ham dhe Liverpool-Fulham City.

Sfida e prapambetur e javës së 28-të mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0. Sfida u dominua e gjitha nga skuadra e Guardiolës, megjithatë pjesa e parë nuk solli gola.

U desh minuta e 50’ që pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Mahrez, Ake gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke zhbllokuar sfidën.

Në minutën e 70’ Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë. Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League.

Ndërsa Foden në minutën e 85’ do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi.

Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “citizens” që numërojnë një ndeshje më pak, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë.

Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0.

U desh një ndërhyrje e gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39’, që zhbllokoi këtë takim.

Më pas përtej tentativave nga të dyja skuadrat për të gjetur golin, takimi u vulos nga goli i vetëm, ai i Salah.

Pas kësaj përballjeje Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco