Messi para vendimit të rëndësishëm: Barcelona apo kontrata më e madhe në historinë e sportit

Messi para vendimit të rëndësishëm: Barcelona apo kontrata më e madhe në historinë e sportit

21:02, 03/05/2023

Pasi Paris Saint Germain e pezulloi për dy javë, sot, mediat franceze raportuan se Lionel Messi ka dy opsione shumë joshëse për të vazhduar karrierën e tij, pasi largimi nga klubi parisien është i sigurt.

Largimi i Messit në Arabinë Saudite pa miratimin e klubit nënkuptonte një pezullim nga klubi për dy javë. Edhe pa këtë ishte e qartë se argjentinasi do të largohej nga Parisi si lojtar i lirë gjatë verës dhe pezullimi është vetëm konfirmim i kësaj.

Por një nga futbollistët më të mirë që ka parë ndonjëherë bota, nuk do ta ketë problem të gjejë një ambient të ri. Përkundrazi, Messi është përballë “vuajtjeve” të ëmbla dhe një zgjedhje mes dy ofertave mjaft joshëse.

Messi mund të zgjedhë, të kthehet në Barcelonën e tij ose të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e sportit.

Barcelona ka muaj që po pret me padurim rikthimin e tij. Presidenti Joan Laporta ka përgatitur tashmë një plan për ta sjellë, ka mbledhur një ekip sponsorësh që do të financojnë rikthimin e tij dhe ka dorëzuar ofertën për verifikim tek drejtuesit e La Ligës.

 

 

Nuk ka dyshim që edhe Messi do ta dëshironte këtë dhe tifozët e Barcelonës po bëjnë thirrje nga ndeshja në ndeshje. Asgjë e çuditshme duke marrë parasysh gjithçka që ai ka bërë gjatë viteve në Camp Nou.

Megjithatë, marrëveshja për Barcelonën mund të prishet nga Al Hilal saudit. Arabët po përgatisin ofertën më të madhe në historinë e sportit për argjentinasin.

Një muaj më parë, Al Hilal i paraqiti Messit një ofertë në shumën e pabesueshme 400 milionë euro në sezon. Nëse do të pranonte, Messi do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e sportit, por do të rimishëronte edhe rivalitetin më të madh me Cristiano Ronaldon, i cili tashmë luan me rivalët e Al Nassr.

Edhe pse oferta është dorëzuar një muaj më parë, Telegrafi britanik pohon se sot oferta është “riaktivizuar” dhe se sauditët janë gati të sjellin me çdo kusht yllin e madh të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco