Përgatitja e fitimit të titullit, Napoli ndan tifozerinë në dy fronte

Përgatitja e fitimit të titullit, Napoli ndan tifozerinë në dy fronte

20:42, 03/05/2023

Nëse senegalezi Dia nuk do të shënonte në barazimin midis Napolit dhe Salernitanës, napolitanët do të ishin kurorëzuar kampion të Italisë.

Napoli është vetëm një pikë larg fitimit të kampionatit në Serie A. “Të kaltrit” do të përballen të enjten në darkë ndaj Udineses në “Dacia Arena”.

Napoletanët shpresojnë që Lazio në Olimpico të mos rrëmbejë 3 pikët, përndryshe festa do të shtyhej për në fundjavë.

Në Udine do të jenë 10.000 tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit, ndërsa të pranishëm në “Diego Armando Maradona” do të jenë 54000 tifozë.

Bashkia napolitane ka vendosur në fushën e stadiumit “Diego Armando Maradona”, ekrane të mëdha në fushën e blertë.Biletat avulluan për rreth 1 orë e 30 minuta. Duket se qyteti i Napolit është në delir teksa festimet sa vijnë e bëhen më të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco