Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Greqi, rrahu adoleshentin grek se kishte veshur fanellën e skuadrës së PAOK-ut

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Greqi, rrahu adoleshentin grek se kishte veshur fanellën e skuadrës së PAOK-ut

20:20, 03/05/2023

Një 21-vjeçar shqiptar është  arrestuar nga Policia në Greqi,  pasi ka dhunuar një 16-vjeçar grek, pse kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor, të cilët e kanë goditur me shkelma e grushte, vetëm për faktin se mbante veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare.

Autorët pasi e kanë rrahur, e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja. 16 vjeçari i plagosur është ndihhmuar nga  kalimtarët të cilët e kanë dërguar tek një farmaci aty pranë për të mjekuar plagët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco