Duele spektakolare në Serinë A italiane: Juventus dhe Atalanta bënë një hap të madh drejt Champions League

Duele spektakolare në Serinë A italiane: Juventus dhe Atalanta bënë një hap të madh drejt Champions League

20:05, 03/05/2023

Janë luajtur katër ndeshje të javës së 33-të të Serisë A italiane dhe fitore të rëndësishme në betejën për Champions League kanë arritur skuadrat e Juventusit dhe Atalantës.

Lojtarët e Juventusit festuan një fitore të vështirë por mjaft të vlefshme ndaj Lecces me rezultat 2-1. Të tre golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë.

Leandro Paredes zhbllokoi shifrat me një gol mjaft të bukur. Në minutën e 15-të, argjentinasi shënoi nga goditje dënimi për të kaluar Juventusin në epërsi.

Mysafirët barazuan në minutën e 36-të me anë të Assan Ceesay nga penalltia, por sulmuesi Dusan Vlahovic në minutën e 41-të i solli sërish epërsinë dhe kjo do të rezultonte fitorja e Zonjës së Vjetër.

Është një hap i madh për Juventusin drejt Ligës së Kampionëve, pasi Zonja e Vjetër tani ka gjashtë pikë më shumë se Interi, i cili është në pozitën e pestë, i pari që nuk kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një spektakël të vërtetë pamë në përballjen mes Atalantës dhe Spezias, e cila u mbyll me fitoren e vendasve pas përmbysjes me rezultat 3-2. Me këtë fitore, Atalanta të paktën për pak kohë u ngjit në vendin e katërt të tabelës.

Një ndeshje e fantastike u zhvillua mes Salernitana-s dhe Fiorentinës, e cila përfundoi me rezultat 3-3, ndërsa Torino fitoi 2-0 ndaj Sampdoria-s tashmë të rënë.

Të gjitha rezultatet:

Atalanta - Spezia 3-2

Juventus – Lecce 2-1

Salernitana - Fiorentina 3-3

Sampdoria – Torino 0-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco