Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Disfata ndaj Lorient, Donnarumma: Nuk jemi në krizë, e duam me çdo kusht titullin

Disfata ndaj Lorient, Donnarumma: Nuk jemi në krizë, e duam me çdo kusht titullin

21:40, 01/05/2023

 

Disfata ndaj Lorient në shtëpi nuk ka lënë aspak shije të mirë në shtëpinë e parizienëve, me PSG që gaboi në një moment delikat të sezonit dhe tashmë gara për titullin kampion është rihapur për momentin, me 5 javë nga fundi gjërat kanë ndryshuar.

Ndaj Lorient, PSG pësoi tre gola, me mbrojtjen që nuk ishte në lartësinë e duhur, ndërsa në një pasdite jo të mirë u shfaq edhe portieri italian, Donnarumma.

Numri një i portës u shpreh pas sfidës se kjo humbje ishte një sinjal i fortë për skuadrën, por kjo nuk do të thotë që PSG është në krizë.

“Nuk jemi në krizë, absolutisht që jo. E vërteta është që ne jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer pas një rezultati të tillë. Nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e kundërshtarit sepse ne ishim përgatitur për të marrë tri pikët, por për fat të keq nuk ia dolëm dhe më vjen keq edhe për tifozët, pasi i zhgënjyem përsëri në shtëpi. Ne dëgjojmë shumë gjëra në media, por jemi të përqendruar në përfundimin e sezonit, e cila është shumë e rëndësishme për të gjithë.

Ne duhet të kuptojmë se çfarë shkoi keq ndaj Lorient dhe të rregullojmë gabimet tona, pasi jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar dhe patjetër që e duam titullin kampion dhe do të luftojmë deri në fund dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojës.” – tha Donnarumma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco