Kinezi mposht rusin, Ding Liren shpallet kampion i botës në shah

Kinezi mposht rusin, Ding Liren shpallet kampion i botës në shah

20:48, 30/04/2023

Ding Liren nga Kinës është kampioni i ri botëror i shahut pasi mposhti kundërshtarin e tij rus, Ian Nepomniachtchi, në ndeshjen e fundit të “tie-break”-it të Kampionatit Botëror FIDE 2023.

Pas barazimit 7-7, në “tie-break” prej 4 ndeshjesh, Ding përfitoi nga presioni i kohës së kundërshtarit të tij dhe fitoi ndeshjen e fundit.

Përveç trofeut kampion bote, Ding do të marrë 1.1 milionë euro për fitoren e tij.

Mjeshtri kinez i merr kurorën pesë herë kampionit botëror Magnus Carlsen nga Norvegjia, i cili njoftoi në korrik se nuk do ta mbrojë më titullin këtë vit.

Ding u ftua në turne vetëm në minutën e fundit për të zëvendësuar rusin Sergei Karjakin, i cili u përjashtua nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) për mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco