Piloti italian i Ducatit triumfon në Jerez, merr kreun e renditjes së MotoGP

Piloti italian i Ducatit triumfon në Jerez, merr kreun e renditjes së MotoGP

16:37, 30/04/2023

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, duke marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme.

Kampioni i botës arriti të triumfojë pas parakalimit që i bëri afrikano-jugorit Brad Binder me motorin KTM, 4 xhiro nga fundi.

Dy pilotët dueluan për fitoren deri në metrat e fundit, por Bagnaia arriti ta ruajë kreun dhe të korrë fitoren e dytë sezonale.

Piloti italian arriti të menaxhojë më mirë gomat dhe të përfitojë nga situata, duke e merituar fitoren.

Në podium u ngjit edhe australiani Jack Miller, me KTM.

Italiani Marco Bezzecchi që kryesonte renditjen para kësaj gare nuk arriti ta përfundojë dot atë.

Kjo garë u karakterizua edhe nga një aksident në fillimin e saj, ku u përfshinë tri pilotë, me portugezin Oliveira që u dëmtua.

Në renditjen e përgjithshme, Bagnaia ka 22 pikë më shumë se patrioti i tij Bezzecchi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco