Formula 1/ Red Bull dominon në Baku, Leclerc ngjit Ferrarin në podium

Formula 1/ Red Bull dominon në Baku, Leclerc ngjit Ferrarin në podium

15:59, 30/04/2023

Pas Arabisë Saudite, Sergio Perez triumfon edhe në Baku, duke marrë fitoren e dytë radhazi në Formula 1 dhe duke barazuar në renditjen e pilotëve, shokun e skuadrës te Red Bull, kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen.

Ky i fundit e mbylli garën në vendin e dytë, për shkak të një gabimi në ndërrimin e gomave, ndonëse parakaloi dy herë pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, i cili edhe u nis i pari në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Piloti nga Monaco e mbylli garën vetëm në vendin e tretë, duke futur Ferrarin për herë të parë këtë sezon në podium, teksa po për herë të parë mbeti jashtë treshes edhe Fernando Alonso, i cili e kishte nisur mjaft mirë vitin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco