Atalanta mposht Torinon në transfertë, Zapata i jep skuadrës tre pikët në fund

Atalanta mposht Torinon në transfertë, Zapata i jep skuadrës tre pikët në fund

23:01, 29/04/2023

Atalanta ka mposhtur mes vuajtjesh në transfertë Torinon me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Për bergamaskët shënuan Zappacosta dhe Zapata, ndërsa për vendasit Sanabria.

Në vetëm një mundësi në pjesën e parë, Atalanta arriti të kalojë në avantazh falë një goli të realizuar prej Zappacostas. Kjo pjesë u mbyll në avantazh për të besuarit e Gasoerinit.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat e rritën ritmin e lojës dhe ata që arritën të shënonin ishin “granatat”. Pas shumë përpjekjesh, Torino arriti të rikthejë ekuilibrat me anë të Sanabrias.

Megjithatë, barazimi në këtë sfidë nuk do të zgjaste shumë. Vetëm 3 minuta nga përfundimi I kohës së rregullt, Duvan Zapata realizoi për skuadrën e Atalantës.

Me këtë fitore, bergamaskët ngjiten momentalisht në vendin e 6-të të renditjes me një pikë më shumë se Interi. Nga ana tjetër, Torino zbret në vendin e 12-të me 42 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco