Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Armand Duka i pranishëm në Prishtinë në ambientet e FFK-së pranë Agim Ademit

Armand Duka i pranishëm në Prishtinë në ambientet e FFK-së pranë Agim Ademit

22:33, 29/04/2023

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë i pranishëm sot në Prishtinë ku ka takuar Presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi.

“E shtunë e bukur sot në Prishtinë për një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës ku u takova me homologun e mikun tim Agim Ademi.

I shpreha mbështetjen time Presidentit Ademi dhe e garantova se do jemi gjithmonë pranë FFK-s dhe futbollit kosovar në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë.

Urojmë shumë që procesi i licencimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë të mundshme dhe të gjithë së bashku të bashkojmë forcat e energjitë në projektet afatshkurtra dhe afatmesme të Federatës dhe Presidentit Ademi për mbylljen me sukses të garave dhe paraqitjen dinjitoze të klubeve të Kosovës në kompeticionet europiane.

Në të njëjtën kohë i shpreha i urova shumë suksese përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë.” – u shpreh Duka. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco