Formula 1/ Leclerc niset i pari në Azerbajxhan, rezultatet e provave zyrtare

Formula 1/ Leclerc niset i pari në Azerbajxhan, rezultatet e provave zyrtare

17:07, 28/04/2023

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerbajxhanit.

Piloti nga Monaco ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare me Ferrarin e tij dhe do të ketë mundësi të niset i pari, për të provuar edhe fitoren e parë sezonale.

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, me kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen të dytin dhe Sergio Perez të tretin.

Vetëm i katërti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa pas tyre do të jenë Hamilton, Alonso e Norris.

Kujtojmë që ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kualifikueset për Çmimin e Madh të Baku u zhvilluan të premten, pasi e shtuna është e rezervuar për garën Sprint.

Gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 dhe Ferrari do të provojë të marrë fitoren e parë me makinën e pilotuar nga Charles Leclerc.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco