Pendohet që ka transferuar Ronaldon, presidenti i Al Nassr: Nënshkrimi me CR7 ishte një mashtrim

Pendohet që ka transferuar Ronaldon, presidenti i Al Nassr: Nënshkrimi me CR7 ishte një mashtrim

12:59, 28/04/2023

 

Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua klubit saudit Al Nassr gjatë merkatos, ka vazhduar të jetë një temë e bisedave për tifozët.

Sipas “El Desmarque”, Al-Muammar, presidenti i Al Nassr, shprehu zemërimin e tij në lidhje me performancën e Ronaldos në një intervistë me “ArabiaNews50”.

“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur porosita tre qebapë dhe mora dy prej tyre. Hera e dytë ishte nënshkrimi i Cristiano Ronaldos”.

Presidenti i klubit saudit u shpreh se ndihet i mashtruar nga niveli që lojtari portugez ka treguar deri më tani. Kohët e fundit, Ronaldo është kthyer në një objekt kritikash nga tifozët dhe jo vetëm. Hera e fundit ishte kur portugezi preku organin e tij gjenital në drejtim të tifozëve të klubit kundërshtar pasi ata po thirrnin e emrin e Leo Messit.

Ky gjest u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe një avokat vendas reagoi ashpër duke kërkuar madje dhe dëbimin e Cristianos

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco