Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO-SYRI TV/ Shqipëria drejt Botërorit në Uzbekistan, Zef Gjoni: FSHB gafë më fazën përgatitore

18:17, 27/04/2023

Shtatë boksierë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Uzbekistanit. Trajneri i kombëtares Zef Gjoni, beson në rezultat pozitiv, por shpreh keqardhjen, që Federata Shqiptare e Boksit nuk krijoi mundësinë që të gjithë boksierët të grumbulloheshin për të zhvilluar një fazë përgatitore profesionale

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror, që zhvillohet pas pak ditësh në Uzbekistan. Pjesë e formacionit të Kombëtares kuqezi do të jenë gjashtë boksierë, dy të Vllaznisë me Nelson Hysën dhe Arjon Kajoshin, dy Zenelët e Flamurtarit, si dhe dy boksierë të tjerë nga Tirana. Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri i kombëtares, Zef Gjoni, vlerëson punën që ai me stafin e tij ka bërë në palestrën e boksit të klubit Vllaznia me dy boksierët shkodranë, Kajoshi dhe Hysa, ndërkohë që një gjë të tillë do të kishte dashur ta bëjë edhe me boksierët e tjerë të përfaqësueses në një grumbullim tre javor në Shkodër, gjë që në fakt ka munguar nga instancat përkatëse të Federatës Shqiptare të Boksit.

"Ekipi kombëtar nuk ka asnjë dijeni se si janë stërvitur boksierët e Tiranës dhe të Vlorës. Por unë me dy boksierët e mi, Kajoshi dhe Hysën kemi bërë një stërvitje shumë të mirë. Aktualisht janë dy boksierët më të mirë në Shqipëri, ku kanë marrë dhe pjesë në boksin profesionist", u shpreh Gjoni.

Trajneri i kombëtares së Boksit flet edhe për objektivat që ka Shqipëria në këtë kompeticion.

Në Kampionatin Botëror në Uzbekistan, ka të bëjë shumë dhe shorti, pasi është i favorshëm për çdo boksier, dhe çdo gjë është në varësi të tij.

Ndërkohë që shprehet optimist për një prezantim dinjitoz të boksierëve kuqezi, trajneri Gjoni shpreh keqardhjen që do të ketë mundësi të jetë me kombëtaren në Uzbekistan, për arsye të angazhimit në fushatën elektorale të 14 majit për Bashkinë Shkodër në mbështetje të kandidatin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco