Formati i ri i Superkupës së Italisë, Interi siguron një biletë në fazën finale

Formati i ri i Superkupës së Italisë, Interi siguron një biletë në fazën finale

18:15, 27/04/2023

Me kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë të Interit, ka ardhur edhe zyrtarizimi i skuadrës së parë që do të marrë pjesë në SuperKupën e Italisë, që për herë të parë në histori do të luhet me formulën e “Final Four”.

Nuk ka më një ndeshje teke për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Italisë, ashtu siç ka ndodhur për 35 edicionet e zhvilluara deri tani (ndeshja e parë është luajtur në vitin 1988), sepse në mars Lega Serie A vendosi që të ndryshojë format dhe duke nisur nga viti i ardhshëm, ky trofe do të diskutohet mes 4 skuadrave, duke kopjuar modelin e Spanjës. Në “Final Four” shkojnë 2 skuadrat e para në renditjen e Serie A dhe dy skuadrat finaliste të Kupës së Italisë.

Interi është kualifikuar për në finalen e Kupës dhe automatikisht ka fituar një vend në edicionin e ardhshëm të Superkupës. Një tjetër pjesëmarrësë në Superkupë do të vendoset sot pas përfundimit të sfidës mes Fiorentinës dhe Cremoneses. Për Napolin mungon vetëm zyrtarizimi matematikor, ndërsa emri i skuadrës së katërt do të mësohet në përfundim të kampionatit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco