Shifra të tmerrshme nga Lampard, tekniku i Chelsea nuk njeh asnjë fitore që nga rikthimi

Shifra të tmerrshme nga Lampard, tekniku i Chelsea nuk njeh asnjë fitore që nga rikthimi

17:09, 27/04/2023

 

Chelsea vazhdon të jetë në një periudhë shumë të keqe në kampionat edhe pas zyrtarizimit të Frank Lampard në stol. Fitorja e fundit e “bluve të Londrës” daton më 11 mars ku mposhtën Leicester City me shifrat 3-1.

Pasi Graham Potter u shkarkua nga detyra për rezultatet e këqija, vendin e tij e zuri Frank Lampard. Megjithatë, as 44-vjeçari nuk po mundet të nxjerrë Chelsean nga ajo “humnerë” ku ka rënë.

Në 5 ndeshjet e tij në stolin e Chelsea, Lampard regjistron vetëm humbje, 9 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar.

Aventura e ish-mesfushorit në stolin e londinezëve, do të zgjasë deri në fundin e sezonit, pasi Chelsea pritet të zyrtarizojë shumë shpejt teknikun, Mauricio Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco