Liverpooli hedh sytë nga zona Champions, Klop: Kemi ndeshje çdo tri ditë dhe do të jetë e vështirë

Liverpooli hedh sytë nga zona Champions, Klop: Kemi ndeshje çdo tri ditë dhe do të jetë e vështirë

15:24, 27/04/2023

Jurgen Klop është shumë i kënaqur me paraqitjen e Liverpoolit të tij ndaj West Hamit dhe vlerësoi me superlativa ndeshjen e një të shumë kritikuari këtë sezon, Trent Aleksander-Arnold, por edhe të sulmuesit holandez, Kodi Gakpo.

Trajneri gjerman e quajti spektakolar golin e këtij të fundit.

“Futbolli që luajtëm ishte absolutisht i pabesueshëm, ishte i shkëlqyer. Mendoj se kishim 80% zotërim topi. Më pëlqeu shumë skuadra. Më pëlqeu ritmi dhe më pëlqeu se si ne fluturojmë në kundër presing.

Arnold po luan shumë mirë në rolin e tij të ri dhe gjërat që ai bëri ndaj West Hamit ishin absolutisht të çmendura”, tha trajneri i Liverpoolit për “BT Sport”.

“Ndeshja u komplikua që në fillim, por ne nuk e humbëm në asnjë moment ekuilibrin. I pashë lojtarët që të punonin për njëri-tjetrin. Tani kemi ndeshje çdo tri ditë dhe do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona të mbetura”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco