Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll

Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll

14:36, 27/04/2023

Stambolli do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh.

Nga sot në Stamboll ka nisur të ekspozohet trofeu që do t’i jepet ekipit fitues pas ndeshjes finale që do të luhet më 10 qershor.

Trofeu i Ligës së Kampionëve do të jetë i hapur për vizitorët në një qendër tregtare në Stamboll deri nesër në mbrëmje.

Trofeu, i cili do t’i jepet ekipit fitues në finalen e stadiumit “Olimpik Ataturk”, peshon 7.5 kilogramë, është 73.5 centimetra i gjatë dhe ngjyrë argjendi.

Ndeshjet gjysmëfinale do të nisin në javën e dytë të majit përpara finales që do të organizohet nga Stambolli.

Real Madridi pret Manchester Cityn në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të martën më 9 maj.

Në anën tjetër, Milani, i cili humbi nga Liverpooli në finalen e luajtur në stadiumin “Olimpik Ataturk” në sezonin 2004-2005, do të presë Interin të mërkurën më 10 maj.

Ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve do të luhen më 16 dhe 17 maj.

Për shkak të çifteve, është e sigurt që një skuadër italiane do të arrijë sërish në finale në Stamboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco