Xavi kritikon skuadrën për humbjen me Vallecanon: Nuk më pëlqejnë këto gabime që bëjmë

Xavi kritikon skuadrën për humbjen me Vallecanon: Nuk më pëlqejnë këto gabime që bëjmë

12:31, 27/04/2023

Barcelona ka shpërdoruar një tjetër mundësi për të thelluar diferencën me Realin e Madridit dhe për t’u afruar me titullin në La Liga pas humbjes 2-1 kundër Vallecanos në Madrid.

Një humbje që e ka lënë të pakënaqur trajnerin Xavi, që priste shumë me tepër nga ajo çfarë ka parë t’i dhurojë skuadra e vet në fushë.

Duke analizuar humbjen me Vallecanon, numri një i stolit të Barcelonës ka thënë: “Natyrisht që nuk mund të jem i kënaqur me paraqitjen dhe me rezultatin. Nuk është e para e herë që nuk dimë të përfitojmë nga gabimet e kundërshtarëve tanë. Me humbjen e Realit, kjo ishte një mundësi më shumë për ne për të hedhur një tjetër hap drejt objektivit. Por për fat të keq kemi gabuar sërish”, nënvizoi Xavi.

Trajneri i Barcelonës ka pranuar nga ana tjetër se skuadra e tij ka bërë disa gabime që i kanë kushtuar humbjen.

“Mendoj se ka qenë një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë kemi qenë larg pritshmërive. Në pjesën e dytë i kemi bërë më mirë detyrat, por edhe kemi gabuar. Nuk më pëlqen që gabojmë e t’i falim gola kundërshtarit. Tani duhet të mendojmë të fitojmë takimet e ardhshme”, nënvizoi trajneri i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco