Kriza te Bayerni, tifozët kërkojnë largimin e Salihamixhiç

Kriza te Bayerni, tifozët kërkojnë largimin e Salihamixhiç

11:24, 27/04/2023

Kampionët e Gjermanisë po përballen me situata aspak të qeta si në ambientin e brendshëm ashtu edhe rezultate.

Oliver Kahn u vendos nga mediat si “kurbani” i eliminimeve nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.

53-vjeçari, në prononcimin pas Mainzit, u dha fund aludimeve se ai do të qëndrojë në këtë post edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Mediumi “RTL/net” ka zhvilluar së fundmi anketim mbi “fajtorin” e gjithë amullisë së krijuar në Mynih.

Konkluzioni i votimit nga tifozët e Bayernit, por jo vetëm, e drejtuan gishtin te drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, me 66%, duke e klasifikuar si personin e parë që duhet t’i bëjë gati valixhet.

Ndërsa Kahn mori 46% të votave. Konkludimi në fjalë bën të kuptosh se reagimi i tifozëve vjen si rezultat i veprimeve të Brazos.

Ballkanasi luajti rol thelbësor në shkarkimin e trajnerit të portierëve Toni Tapaloviç.

Po ashtu ai e “dërrmoi” statusin e Gnabrit, pasi ai e shfrytëzoi kohën e lirë për të shkuar në “Javën e modës” në Paris, si joprofesional.

Madje 46- vjeçari evidentohet si nismëtari i shkarkimit surprizues të Julian Nagelsman në momentin më delikat të sezonit.

Pikërisht komponenti i fundit ka krijuar rrethanat e situatës ku Bayerni “noton” aktualisht, jashtë çdo pritshmërie, si garën për titull, ashtu edhe me lojën e shfaqur.

“Sky Sport.de” para disa ditësh pohoi se nëse rekordmenët gjermanë e mbyllin vitin pa trofe do të pasojë me largime të bujshme, të cilat lidhet edhe me kontingjentin e lojtarëve ashtu edhe bordin drejtues.

Fundi i muajit maj do të zbardhë më shumë rreth lëvizjeve të reja në Mynih, pra “të sakrifikuarit”, gjithmonë nëse titullin e fiton Dortmundi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco