Boksierët kosovarë rrezikojnë pjesëmarrjen në Botërorin e Tashkent-it

Boksierët kosovarë rrezikojnë pjesëmarrjen në Botërorin e Tashkent-it

17:06, 26/04/2023

Kampionati Botëror i boksit do të zhvillohet nga 1 deri më 15 maj në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova ka planifikuar të përfaqësohet më tre boksierë në këtë garë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Loris Idrizi.

Por, si gjithmonë, pjesëmarrja e kosovarëve kushtëzohet nga vizat e vendit organizator.

Këtë shqetësim e ka shprehur sot edhe Federata e Boksit të Kosovës përmes një njoftimi.

Sipas tyre, në rast së vizat nuk lëshohen deri në fund të kësaj jave ekipi i kosovarë i boksit nuk do të mund të marrë pjesë në kampionatin Botërorë.

FboxK shpreson që Uzbekistani do t’ua lëshojë vizat në mënyrë që boksierët kosovarë të marrin pjesë në këtë garë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco