Çfarë thotë shqiptari për Henrik Larsson?

Çfarë thotë shqiptari për Henrik Larsson?

16:13, 26/04/2023

Celtic Park dhe tifozët ndër më të mirë në botë, dalëngadalë po e njohin futbollistin shqiptar nga Mali i Zi, Sead Hakshabanoviq. 

“Edhe pse më së shumti vjen në lojë nga pankina, futbollisti ynë po ndikon gjithnjë e më shumë në lojën e gjigantit skocez Celtic, e kështu ishte edhe në ndeshjen ndaj Hibernian kur shënoi një gol të mrekullueshëm.

Ai gol u zgjodh nga tifozët e Celtic si goli i muajit mars dhe më pas i bënë pyetje interesante sulmuesit malazez përmes rrjeteve zyrtare sociale të klubit”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.

Njëra prej pyetjeve ishte nëse ka pasur ndonjë futbollist që ka ndikuar tek ai dhe Hakshabanoviq u përgjigj se ai ishte Henrik Larsson - një legjendë e Celtic dhe Suedisë.

“E kam parë shumë kur isha duke u rritur, ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm dhe kam mësuar shumë prej tij”, tha Hakshabanoviq.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco