Kupa e Shqipërisë 2022-2023 / Tirana-Teuta e Vllaznia-Egnatia, luhen sot ndeshjet e para të gjysmëfinales

Kupa e Shqipërisë 2022-2023 / Tirana-Teuta e Vllaznia-Egnatia, luhen sot ndeshjet e para të gjysmëfinales

14:04, 26/04/2023

 

Do të luhen sot dy ndeshjet e parë të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Dy sfidat Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia do të nisin njëkohësisht në ora 18:00, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më datën 11 maj, ku do të përcaktohen edhe dy ekipet finaliste të këtij edicioni.

Sakaq, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Tirana do të presë Teutën në stadiumin “Elbasan Arena” me klubin bardheblu që mban edhe rekordin e trofeve, pasi e ka fituar Kupën e Shqipërisë plot 16 herë. Nga ana tjetër Teuta ka arritur ta fitojë 4 herë trofeun në historinë e saj.

Tirana erdhi deri në gjysmëfinale pasi eliminoi skuadra si Veleçiku, Lushnja dhe Kastriotin në çerekfinale, ndërsa Teuta është kualifikuar deri në katërshe pasi kaloi Luzin, Erzenin dhe Kukësin në fazën çerekfinale.

Sfida tjetër gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Egnatia do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vllaznia vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara, kurse Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.

Gjatë këtij edicioni Vllaznia është kualifikuar deri në këtë fazë duke mundur Flamurtarin, Bylisin dhe Partizanin, ndërsa Egnatia ka eliminuar Shkumbinin, Skënderbeun dhe Laçin.

Më poshtë edhe kalendari me oraret e sfidave.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco