Manchester United në sulm për Harry Kane, i ofron rrogën e parezistueshme

Manchester United në sulm për Harry Kane, i ofron rrogën e parezistueshme

12:44, 26/04/2023

 

Manchester United është gati të bëjë gjithçka për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin 29-vjeçar Harry Kane. Kontrata e sulmuesit me skuadrën e Tottenham skadon pas një viti dhe rinovimi i saj duket i vështirë, duke parë problemet e vështirësitë që kanë Spurs.

Për pasojë, largimi i Harry Kane është i pashmangshëm dhe 3 janë skuadrat që e synojnë: Manchester United, PSG dhe Bayern Mynih. Gjithsesi, “djajtë e kuq” duken favoritë, pasi Harry Kane dëshiron të vazhdojë të luajë në Premier League dhe kjo mund të vendosë për fatin e tij.

Për të bindur sulmuesin, United është gati jo vetëm të paguajë 100 milionë euro të kërkuara nga Toittenham, por edhe t’i ofrojë lojtarit një rrogë prej 300 mijë stërlinash në javë (17.5 milionë euro në sezon). Kjo rrogë është 100 mijë stërlina më e lartë se ajo që Kane përfiton aktualisht me Spurs.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco