Castellanos shënon 4 herë ndaj Realit, për madrilenët nuk ndodhte që nga viti 1947

Castellanos shënon 4 herë ndaj Realit, për madrilenët nuk ndodhte që nga viti 1947

12:25, 26/04/2023

Real Madridi mori një goditje të fortë në LaLiga duke u mposhtur prej Gironas me rezultatin 4-2. Ajo që ra më shumë në sy ishte se sulmuesi i vendasve, Taty Castellanos dhuroi spektakël duke realizuar plot 4 herë ndaj “los blancos”.

Sulmuesi argjentinas është futur në histori pasi lojtari i fundit që arriti ta bëjë këtë ndaj Real Madrid ishte, Esteban Echevarría Olabarrieta. Hera e fundit që Real Madrid pësonte katër gola në LaLiga, daton në dhjetorin e vitit 1947.

Në këtë rekord, ka arritur të futet dhe Castellanos i Gironas që është i huazuar nga New York City. Momentalisht, “los blancos” gjenden në vendin e dytë me 11 pikë larg Barcelonës kryesuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco