Derbi i Italisë, përcaktohet sonte finalisti i parë i Kupës së Italisë

Derbi i Italisë, përcaktohet sonte finalisti i parë i Kupës së Italisë

10:41, 26/04/2023

Ditën e sotme do të përcaktohet finalistini parë I Kupës së Italisë ku njëri mes Interit ose Juventusit do të presë biletën. “Giuseppe Meazza” do të hapë dyert për të pritur një derbi italian ndryshe nga ato të mëparshmit.

Takimi I parë në Torino u mbyll me rezultatin 1-1 ku fillimisht shënuan bardhezinjtë me anë të Cuadrados dhe në minutën e fundit, Romelu Lukaku barazoi rezultatin nga pika e bardhë.

Në takimin e kaluar nuk munguan polemikat dhe përplasjet mes lojtarëve, ku Lukaku, Cuadrado dhe Handanovic u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Interi vjen në këtë përballje nga një situatë e mirë pasi këtë fundjavë mori një fitore bindëse ndaj Empolit me shifrat 3-0. Nga ana tjetër, Juventusi në tre ndeshjet e fundit njeh vetëm humbje dhe Kupa e Italisë është një nga trofetë që mund të shpëtojë sezonin e të dyja klubeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco