Bombë nga Anglia, Neymar gati të transferohet në Premier League

Bombë nga Anglia, Neymar gati të transferohet në Premier League

10:29, 26/04/2023

 

Aventurës së Neymar tek Paris Saint Germain duket se po i vjen fundi. Sipas “The Mirror”, drejtuesit e PSG po mendojnë seriozisht për ta larguar yllin brazilian nga skuadra në merkaton e verës.

Në “pole position” për të afruar sulmuesin është Chelsea. Këta të fundit që kur është ndryshuar pronësia, kanë bërë investime të rëndësishme dhe Neymar mund të jetë i radhës.

Megjithatë, Chelsea nuk është i vetmi opsion për yllin brazilian. Një rikthim te Barcelona nuk përjashtohet, ndërsa pak ditë më parë, ishte vetë Neymar që në një intervistë shprehur dëshirën për t’u kthyer në Brazil dhe të luajë me skuadrën ku nisi karrierën, Santosin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco