Bayern Munchen rinovon kontratën me Lucas Hernandez

Bayern Munchen rinovon kontratën me Lucas Hernandez

22:48, 25/04/2023

Bayern Munchen është pranë rinovimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm, Lucas Hernandez.

Mbrojtësi francez qëndron jashtë fushave prej nëntorit të vitit të kaluar, kur pësoi një dëmtim të rëndë në ligament.

27-vjeçari ka kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman deri në vitin 2024.

Sipas shtypit gjerman, akordi i ri mes palëve parashikon rinovimin deri në vitin 2027.

Lucas Hernandez është pjesë e Bayern Munchen prej verës së vitit 2019, kur u transferua në Bavari për 80 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco