Hysaj bëhet gati për Interin: Duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm

Hysaj bëhet gati për Interin: Duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm

23:07, 24/04/2023

Elseid Hysaj është kthyer në një pikë fikse në rreshtimin e Lacios në këtë edicion dhe me paraqitjet e tij po shlyen plotësisht besimin e trajnerit Mauricio Sarri i cili insistoi që ta kishte pjesë të skuadrës.

Edhe pse bardhekaltrit u mundën këtë javë nga Torino, ata mbeten në vendin e dytë në klasifikimin e Serisë A dhe duan ta mbrojnë këtë pozicion.

Nuk ka mënyrë më të mirë se sa të mundin një nga skuadrat që kanë rivale direkte në klasifikim, si Interi, me të cilin përballen në fundjavën e ardhshme.

Edhe Hysaj po mendon pikërisht për këtë duel, siç ka treguar në “Lazio Style Channel”.

“Me siguri nuk heqim dorë nga asgjë, pasi është Interi më pas dhe do të jetë një ndeshje shumë e bukur, shumë e bukur për t’u luajtur. Nuk mendoj se si një ndeshje e tillë mund të na ulë moralin, pasi ne punën që kemi bërë në gjithë këto muaj nuk mund ta hedhim poshtë me vetëm një ndeshje.

Duelet direkte? Mendoj se mungojnë 8 ndeshje dhe janë shumë, janë shumë pikë në lojë. Nëse bëjmë llogaritë, 8 ndeshje më parë ishim poshtë dhe tani jemi në vendin e dytë. Duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm, ndeshje pas ndeshje, deri në fund, pasi janë gjithmonë tre pikë dhe ka ende 8 ndeshje për t’u luajtur”, theksoi mbrojtësi shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco