‘Besojmë ende te titulli’, Ancelotti: Ju tregoj lojtarin që mund ta vendos në role të ndryshme

‘Besojmë ende te titulli’, Ancelotti: Ju tregoj lojtarin që mund ta vendos në role të ndryshme

12:28, 23/04/2023

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Celta Vigo në kampionat dhe mban ende gjallë shpresat për titullin në La Liga edhe pse skuadra madrilène është 8 pikë pas Barcelonës, që luan sot. Trajneri Ancelotti tha:

“Kur luajmë në fushën tonë ndihemi më të lirshëm, pasi tifozët na mbështetin dhe kjo na ndihmoi në këtë fitore”. Trajneri italian ka vlerësuar shumë mesfushorin Eduardo Camavinga për lojën e tij edhe pse është 20 vjec.

“Ka cilësi të jashtëzakonshme, është energjik dhe i kompletuar si futbollist. Për këtë arsye, ai mund të luajë pa vështirësi në çdo rol që mund t’i caktoj. E vlerësoj shumë punën e tij”.

Real Madrid po i afrohet një faze delikate të sezonit, teksa Ancelotti synon edhe trofeun në Champions League. “Të bësh formacionin titullar është e vështirë, por jam me fat që kemi një ekip me yje dhe që mund të besoj tek të gjithë. Duhet bërë edhe rotacion, pasi këto ndeshje që kanë mbetur janë të rëndësishme dhe impenjative”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco