Guardiola vlerëson Mahrezin: Ka ambicie të madhe, të gjithë ishim seriozë

Guardiola vlerëson Mahrezin: Ka ambicie të madhe, të gjithë ishim seriozë

22:23, 22/04/2023

 

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është mjaft i kënaqur nga fitorja me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Sheffield United, sukses që i kualifikoi “Cytizens”në finalen e Kupës së Anglisë.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyer, nuk mund të harrojmë që tri ditë më parë ishim në Mynih. Kemi vuajtur në disa ndeshje me topa të gjatë. Në fund, me cilësinë e Riyad Mahrezit dhe djemve të tjerë, fituam”, deklaroi Pep.

Mahrez, në fakt, ishte në formë të shkëlqyer, pasi ishte autor i të tre golave të Manchester City-t.

“Cilësia e Rijadit është parë në kombëtaren e tij dhe gjithashtu në futbollin anglez, si te Leicesteri.

Ka një mentalitet të madh konkurrues. Ambicie e madhe për të shënuar gola. Shënimi në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë ishte shumë i rëndësishëm”, vazhdoi spanjolli.

Mahrezi nuk është në humor të mirë me mua kur nuk luan. E vërej kur është inatosur. Jam shumë i lumtur për të, i pëlqen të luajë futboll, ka dhënë shumë për këtë klub dhe shpresoj të vazhdojë të japë edhe në të ardhmen”.

Në fund, disa fjalë për finalen.

“Është nder të jesh në finalen e FA Cup më 3 qershor. Ne do të jemi atje. Sot luajtëm shumë mirë, të gjithë ishin seriozë”, përfundoi Pep.

Manchester City do të përballet në finale me fituesin e takimit mes Brightonit dhe Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco