Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Champions League/ Ndahen sot dy biletat e fundit për në gjysmëfinale

Champions League/ Ndahen sot dy biletat e fundit për në gjysmëfinale

17:55, 19/04/2023

Pas Milanit dhe Realit, është koha që të zbulohet se kush do të kalojë më tej në përballjet Inter-Benfica dhe Bayern Munich-Manchester City.

Në përballjen e Bayern Munich dhe Manchester City duket se gjithçka është e vendosur edhe pse gjermanët kanë treguar se mund të realizojnë mrekulli. Sfida e parë përfundoi me fitoren e “Qytetarëve” 3-0 dhe në “Allianz Arena” është krijuar ideja se do të jetë një sfidë formale për të dyja ekipet. Megjithatë, në futboll kurrë nuk thuhet kurrë, sidomos me skuadrat gjermane që kanë prodhuar surpriza pa fund.

Skuadra e Tuchel do të provojë për një përmbysje të madhe në shtëpi, pavarësisht koeficientit të vështirësisë. Në sfidën e radhës i pret Real Madridi dhe secila skuadër që do të kalojë, e sigurt është se na pret një tjetër supersfidë.

Në supersfidën tjetër mes Interit dhe Benfica në “San Siro”, zikaltërit janë në avantazh nga fitorja 2-0 në Portugali një javë më parë. Skuadra e Inzaghit e cila nuk është duke kaluar një moment të mirë në Serie A, ka treguar një fytyrë tjetër në Europë dhe këtë gjë kërkon ta konfirmojë edhe në sfidën e kthimit.

 Mes disa mungesave, krizës së kampionatit dhe problematikave të shumta në dhomat e zhveshjes, sfida ndaj Benficas është si anija e fundit e shpëtimit për Simone Inzaghin. Nga ana tjetër skuadra portugeze ka treguar se nuk dorëzohet kurrë dhe do të provojë deri në sekondën e fundit për të surprizuar zikaltrit në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco