Bayernit i duhet një mrekulli ndaj Manchester Cityt, Interin e pret Milani në gjysmëfinale të Championsit

Bayernit i duhet një mrekulli ndaj Manchester Cityt, Interin e pret Milani në gjysmëfinale të Championsit

09:39, 19/04/2023

Liga e Kampionëve mbyll sot fazën çerekfinale, me dy sfida të cilat në letër duken sikur janë vulosur.

Në orën 21:00, Bayerni i Mynihut pret në shtëpi Manchester Cityn.

Gjermanët janë mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë dhe një përmbysje duket e vështirë, por jo e pamundur.

Nga ana tjetër, “Qytetarët” janë favoriti absolut për të ngritur këtë vit trofeun.

Po në këtë orë, në “San Siro” luhet akti i dytë i ndeshjes Inter-Benfica.

Zikaltrit fituan në transfertë ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 dhe i duhet të administrojnë avantazhin, për të kaluar në gjysmëfinale ku i pret Milani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco