Superiore/ Vllaznia e Partizani kërkojnë fitoren, Tirana pret Egnatian në ‘Selman Stërmasi’

Superiore/ Vllaznia e Partizani kërkojnë fitoren, Tirana pret Egnatian në ‘Selman Stërmasi’

12:06, 16/04/2023

Ditën e sotme do të zhvillohen dhe 3 përballjet e fundit për javën e 29-të të elitës së futbollit shqiptar, Abissnet Superiore, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.


Në orën 15:00 në fushë do të zbresin Vllaznia e Partizani, me “kuqeblutë” shkodranë që do të nisën drejt Kukësit, ndërsa “demat” e kuq të kryeqytetit do të kërkojnë fitoren e radhës në transfertën “kurbinase” të Laçit.

Në krahun tjetër, siparin e javës së 29-të do e mbyllin “bardheblutë” e kryeqytetit, me përplasjes mes Tiranës e Egnatias, që do të ndodhë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 18:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco