La Liga/ Betis ngjitet në zonën e Europa League, Espanyol vazhdon të vuajë

La Liga/ Betis ngjitet në zonën e Europa League, Espanyol vazhdon të vuajë

21:18, 15/04/2023

Real Betis-Espanyol, përballje deri diku e dy kaheve të ndryshme, u mbyll me rezultatin 3-1.

Vendasit bindën gjatë gjithë takimit, teksa morën avantazhin në minutën e 27-të me Perez.

Në minutën e 34’, Miranda i asistuar nga Perez do të dyfishonte avantazhin dhe t’i dhuronte qetësinë ekipit të tij.

Pjesa e dytë solli dy gola të tjerë, me Montes që realizoi për miqtë në minutën e 48-të duke rihapur sfidën.

Megjithatë në minutën e 69-të gjithçka u mbyll, pasi Carvalho realizoi golin e tretë për Betis.

Kështu pas takimit të 29-të të La Liga, Real Betis ngjitet në vend të pestë me 48 pikë, teksa Espanyol-i vuan në vend të 19-të me 27 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco